Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 20:08

Momente magjike: Publikohet klipi i dasmës së Erik Lloshit dhe Rominës

Këngëtari Erik Lloshi në 17 gusht i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjitha mediave. Ditën e sotme, Eriku dhe bashkëshortja e tij Romina ishin të ftuar në emisionin "Rudina" ku dhe kanë folur për ceremoninë e martesës.

Eriku ka treguar se dasmën e bëri për vete dhe familjen e tij dhe se është habitur kur pa se u bë shumë mediatike. Ndërkohe, për herë të parë ata kanë publikuar gjatë emisionit edhe klipin përrallor të dasmës.

Çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë teksa shihen duke pozuar në bregdet, gjatë ceremonisë së martesës dhe gjithashtu momente të tjera të paharrueshme të shkëputura nga festa madhështore.

Minuta 4:00.