Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 20:08

Zbulohen ftesat super të veçanta dhe vendi ku do mbahet dasma e Jonida Vokshit

Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi këtë muaj do kurorëzojë në martesë dashurinë me producentin dhe aktorin Besnik Krapi. Çifti janë bashkë prej disa vitesh, por kanë ditur që lidhjen e tyre ta ruajnë jashtë syrit të medias e publikut. Ishte Jonida ajo që zbuloi për "Xing me Ermalin", pak muaj më parë lidhjen me Besnikun dhe vendimin e tyre për ta kurorëzuar dashurinë.

Dasma po afron dhe "Xing.al" ju sjell ekskluzive një foto të ftesave të dasmës së Jonidës dhe Besnikut. Ftesat janë në formën e guackave të detit, të zbukuruara me perla dhe shumë të veçanta.

Nga ftesat mësuam se dasma e çiftit do të zhvillohet në bregdet. Për dasmën e Jonidës dhe Besnikut do kujdeset në detaje "Ami Event" të cilët arrijnë të bëjnë realitet gjithçka që një çift ka ëndërruar të ketë në dasmën e tyre.

Dasma e Jonidës dhe Besnikut pritet të jetë dasma më e komentuar e vitit, me të ftuar VIP dhe surpriza që mbetet t'i zbulojmë kur të vijë koha./Xing.al