2 javë më parë, reperi i njohur Fero dha lajmin se kontrata e tij me labelin e njohur ‘On Records’ kishte mbaruar dhe se tashmë nuk do të ishte më nën menaxhimin e tyre, por do ishte një artist i pavarur.

Si fillim u tha se Fero do të bëhej pjesë e 'Babastars', mirëpo reperi reagoi duke publikuar kanalin e tij të ri në Youtube ku do hidhen të gjitha këngët e reja. Por 2 javë pas largimit nga ‘On Records’, Fero ka zgjedhur të konkurrojë të gjithë labelët e tjerë duke hapur një të vetin.

Ai ka publikuar pak më parë një postim ku ka shkruar: “Gang Gang Records? New Label?” duke nënkuptuar kështu se po punon për studion e tij diskografike.








