Këngëtarja Eneda Tarifi është një ndër artistet më të pëlqyera nga publiku e cila është gjithashtu dhe shumë e komentuar nga mediat për jetën e saj si personale ashtu dhe atë profesionale.

Në vitin 2013 Eneda u bë nënë e një vogëlusheje, të cilën e quajti Aria. Këngëtarja prej ditësh ka nisur pushimet dhe Aria është shoqëruesja e saj.

Së fundmi, Eneda ka shpërndarë dy foto në profilin e saj të Instagramit, së bashku me Arian. Si e ëma ashtu dhe e bija janë veshur me një fustan të bardhë me model të njëjtë, veçse i Enedës është i gjatë deri në fund të këmbëve, ndërkohë që Aria e ka veshur të shkurtër. Të dyja kanë pozuar pranë njëra-tjetrës dhe duken kaq të bukura!











