Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 19:07

Nuk është Roberti: Zbulohet personi që po shoqëron Norën në pushime

Bëri bujë kohët e fundit në media ndarja e këngëtares Nora Istrefi nga bashkëshorti Robert Berisha. Ishte Roberti ai që nëpërmjet një postimi dha lajmin se ai dhe Nora i kishin dhënë fund gjithçkaje pas 13 vitesh.

Pas lajmit të ndarjes Nora u nis me pushime së bashku me vajzën e saj Reneen në Turqi dhe të gjithë u habitën teksa edhe Roberti publikoi një video të vogëlushes nga pushimet. Menjëherë pas këtij postimi nisën aludimet se këngëtari ishte së bashku me to.

Megjithatë pak minuta më parë, Nora ka zbuluar se përveç vajzës në pushimet përrallore e ka shoqëruar edhe nëna e saj. Këngëtarja ka publikuar disa foto ku shihet Renee dhe nëna e saj e cila siç shihet është më në formë se kurrë.