Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 19:07

Nuk ja ndjen fare, Meghan Markle refuzon të humbas kile pas shtatzënisë

5 muaj më parë ish aktorja, Meghan Markle dhe Princ Harry, u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Archie. Ajo e bëri daljen e saj publike dy ditë pas lindjes dhe në sy të të gjithëve ra pesha që dukesha kishte fituar gjatë shtatzënisë.

Mirëpo, ndryshe nga sa prisnin të gjithë, Meghan ka vendosur që të mos bëj asgjë për të humbur kilogramët e tepërt që ka fituar. Sipas Brightside, Meghan ka refuzuar çdo dietë dhe ushtrim për të rënë në peshë gjatë ushqyerjes me gji.

Eksperti mbretëror, Katie Nicoll është shprehur se Meghan nuk e ka filluar palestrën dhe se po e shijon këtë periudhë. Sipas tyre Meghan është e kënaqur me veten e saj dhe nuk ja ndjen se çfarë thonë të tjerët.