Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 18:06

I përmendën pushimet luksoze në Mykonos, shpërthen Renato Mekolli

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, siç dihet në tetor do të nis sezonin e dytë të spektaklit të njohur "Hell’s Kitchen". Ndërkohë që të gjithë tashmë janë kthyer në punë, Renato pak ditë më parë nisi pushimet e tij luksoze në ishullin e famshëm grek, Mykonos.

Ai ka qenë shumë aktiv dhe ka ndarë me të gjithë fansat çdo moment nga pushimet përrallore të cilat janë komentuar shumë nga mediat. Së fundmi, Renato ka publikuar një artikull që është shkruar për pushimet e tij dhe pranë postimit i është kthyer keq mediave.

“Javës tjetër kthehem. Edhe paaaaak akoma se jam në qejf. Mos më acaroni se do kthehem me nerva në Tiranë dhe do shperthej tek konkurrentët.”, ka shkruar Renato në postimin e tij.