Gazetari i njohur Sokol Balla së fundmi ka qenë në qendër të vëmëndjes së mediave për arsye se tani është pjesë e televizionit News24. Gazetari është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe sot përmes një postimi të bërë, ka treguar se e ëma feston ditëlindjen. Data e ditëlindjes së saj përkon me Shenjtërimin e Nënë Terezës.

Sokol Balla ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit, një foto ku shfaqet krah për krah me të ëmën dhe i ka dedikuar asaj fjalët më të bukura në këtë ditë të veçantë.

“Secili sot ka Nene Terezen e vet. Nena ime sot ka ditelindjen e 68-te dhe 1000 here me shume aq, harroj sakrificat e saj fizike dhe mendore per te rritur nje njeri si une, duke ndenjur nje zonje fisnike, pavaresisht aty ku jeta e hodhi shpesh, me pa te drejte. Pengese ndaj cdo rre.zi.k.u fizik, roje deri ne 4 te mengjesit me darken e nates se fundit, njeriu i pare dhe i fundit qe merr ne telefon, shkruan mesazh, te puth e perkedhel. I pari qe mbaj mend prane meje, ne momente te veshtira, i fundit ndoshta qe do kujtoj kur te filloje gjumi i gjate. Te dua shume mami! U befsh 100 vjeç!”-ka shkruar gazetari.






