Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, pak ditë më parë festoi 14 vjetorin e martesës së tij. Ai publikoi në profilin e tij një foto së bashku me bashkëshorten duke e uruar atë publikisht.

“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur a mund të dal me shokët të rri deri vonë? Të dua shumë”, shkruante me humor Juli në postimin që u komentua shumë nga fansat.

Mirëpo, njëri prej tyre la një koment që tërhoqi vëmendjen e aktorit i cili menjëherë i ktheu një përgjigje.

“Gruaja shumë e bukur…nuk e kuptoj se për çfarë i është dashur një burrë si ty,” i shkruajti fansja, ndërkohë që Juli ja mbylli gojën me përgjigjen e tij: “Kur e provoi nuk i doli keq pastaj!…”, i shkroi aktori duke shkaktuar të qeshura.









