Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 17:05

MC Kresha feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën ai

MC Kresha është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë. Diten e sotme ai feston ditëlindjen dhe ka mbushur 35 vjeç. Reperi ka ndarë një postim në profilin e tij të Instagramit ku shkruan ““35 akoma fresh si 20.”

Në këtë ditë të veçantë, urimet nuk kanë munguar për reperin. Miku i tij i ngushtë, reperi Lyrical Son, i ka bërë një urim vërtetë të bukur dhe domethënës, të përmbledhur me dy fjali. Ai ka ndarë në Instastoryn e tij një foto gjatë një koncerti ku shkruan: “Tani dhe përgjithmonë, gëzuar ditëlindjen vëlla!”

Kujtojmë se së fundmi, dy reperët së bashku me Taynën sollën bashkëpunimin e titulluar  “Pasite”, që u prit shumë mirë nga publiku.