Prej disa kohësh producenti Ermal Mamaqi me kastin aktorëve dhe stafin kanë qenë të preokupuar me xhirimet e filmit "I love Tropoja", që pritet të thyejë rekord në kinema. Deri tani janë zbuluar një pjesë e aktorëve e VIP-ave që do shohim në film. Pjesë e filmit do të jetë edhe kryeministri, Edi Rama me të cilin Ermali ka postuar pak më parë një foto.

Kryeministri thuajse nuk njihet i maskuar me paruke të zezë dhe në njërin sy ka vendosur lente.

Ermali shkruan se filmi "I love Tropoja" do thyejë tabu dhe do t'ju bëjë të qeshni me lot aq sa nuk e imagjinoni dot.








