Prej kohësh moderatorja e njohur Luana Vjollca dhe menaxheri Krenar Çoçaj janë komentuar për një lidhje, ndonëse kurrë nuk e kanë pranuar publikisht.

Para pak ditësh, Luana festoi ditëlindjen dhe në disa video u vu re dhe prezenca e Krenarit. Më pas ishte Getoar Selimi ai që publikoi një foto ku shihej krah Krenarit, i cili tashmë po përflitet të jetë kunati i tij.

Përveç ditëlindjes, çiftet, pra Marina, Geti, Luana dhe Krenari, janë parë dhe herë të tjera duke shkuar për pushime së bashku. Së fundmi, Geti dhe Krenari janë fotografuar duke drekuar në një restorant në Tiranë, të shoqëruar nga dikush tjetër, çfarë provon se ato kanë dhe një lidhje miqësie me njëri-tjetrin. Fotot janë siguruar nga ‘News Bomb’:








