Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears e ka nisur rrugëtimin drejt famës që në moshë të vogël me role në produksione teatrale dhe në shfaqje televizive dhe sot ajo padyshim është një ndër emrat më të dëgjuar në botë.

Këngëtarja nuk ka eksperimentuar shpesh me pamjen e saj, në të shumtën e rasteve qenë bjonde bjonde, rrallë herë e kemi parë me flokë me ngjyrë të errët dhe njëherë që është qethur zero.

Mirëpo, ndërkohë që po përflitet për një krizë familjare në familjen e Britneyt, ajo ka treguar se nuk ndikohet aspak dhe ka bërë një ndryshim të papritur në pamjen e saj, që i ka habitur të gjithë. Britney nuk është më bjonde! Këngëtarja ka lyer flokët në ngjyrë të errët, duke u kthyer kështu në brune. “Fytyrë e njëjtë, fustan i njëjtë, flokë të reja”,ka shkruar ajo në postimin e bërë.
View this post on InstagramSame faces, same dress, new hair !!!!! ð?? Yes, my sister inspired me to go dark !!!!!!!







