Bashkëpunimi i Sabianit me Marselin dhe Shkëndije Mujajn me këngën "Showbiz" bëri bujë në vitin 2015. Kënga ka arritur 100 milionë shikime në Youtube dhe vazhdon të dëgjohet kudo.

Së fundmi Sabiani ka sjellë pjesën e dytë të këngës, por këtë herë ka zgjedhur të vijë vetëm, pa Marselin dhe pa Shkëndijen.

Kënga po bën namin dhe pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për Sabianin.

Skenat gjithashtu po komentohen shumë pasi në to shfaqen vajza duke kërcyer e duke bërë twerk.







