Këngëtarja Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të famshme në botë. Me zërin e saj unik ajo ka ditur si të fitojë zemrat e publikut dhe sot numëron fansa të shumtë.

Së fundmi Rita ka dhënë një intervistë për kopertinën e “Marie Claire”, ku ka treguar shumë aspekte nga jeta e saj personale. Këngëtarja ka qenë në lidhje romantike me persona të njohur, ndër to përmendim Calvin Harris apo Andrew Gerfield. Rita ka zbuluar të metën e saj më të madhe kur vjen puna te dashuria, të cilen ia kanë bërë të ditur dhe fansat: dashuron shumë. Këngëtarja është një ndër ato persona që di të dashurojë me gjithë zemër.

“Njerëzit duan të dinë për jetën time personale, dhe unë e kam pranuar këtë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se ka qenë për një farë kohe.Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjithmonë. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter, ‘Përpiquni të mos dashurohesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë!’ Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”.- ka rrëfyer Rita.

Rita ka treguar se sa herë që ndihet e vetmuar, rend pas të ëmës, e cila është zgjidhja e saj: “Ndihem e sigurt dhe jo e gjykuar. I them gjithmonë të vijë të flejë tek shtëpia ime. Më pëlqen të përkëdhelem, edhe pse jam e rritur.”









