Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 13:01

Po e mbante sekret: Aktori i njohur i jep fund beqarisë

Po e mbante sekret lajmin e bukur, por në fshehtësi të plotë dhe larg syrit të medias, aktori dhe regjisori Jonah Hill është fejuar me partneren e tij Gianna Santos, raportojnë mediat e huaja. 

Partnerja e aktorit, Gianna Santos është stiliste dhe menaxhere e një brandi kozmetike. 

Jonah dhe Gianna raportohet se u lidhën në fillim të verës së kaluar. Ata u panë bashkë për herë të parë në gusht.

Hera e fundit kur çifti u fotografuan ishte të hënën, por Gianna po e mbante dorën në xhep dhe unaza e fejesës nuk u pa dot.