Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 12:12

Videoja më e ëmbël e ditës: Elita përpiqet ta vërë në gjumë, Zëri ia nis këngës

Reperi Gjiko dhe Elita Rudi janë një prej çifteve më të komentuar të Showbizit. Që pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Zëri, ato kanë filmuar cdo moment të rëndësishëm dhe e kanë ndarë me ndjekësit e tyre.

Ditën e djeshme, pas koncerteve të vazhdueshme, Gjiko gjeti dhe kohën për t’u nisur me pushime me Elitën dhe Zërin. Ato udhëtuan drejt Turqisë dhe ndodhen në një resort luksoz me 5 yje. Sot reperi ka ndarë një video në Instastoryn e tij, në të cilën Elita po mundohet të vendosë në gjumë djalin.

Në video dëgjohet zëri i Elitës, e cila po e tund me jastëk që ta zëri gjumi ama ai nuk e ka ndërmend të flejë. Në vend se të mbyllë sytë për gjumë, Zëri ka nisur të ‘këndojë’ dhe Gjiko e ka shoqëruar videon me shkrimin: “E kemi një hit?”. Vogëlushi po rritet nga dita në ditë dhe mesa duket së fundmi ka zbuluar dhe ‘talentin’ e tij.