Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 22:10

Epike: Xhoda imiton Encën dhe kjo foto do t’ju bëjë të qeshni me lot

Prej javësh tashmë moderatori dhe aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka filluar xhirimet e filmit të tij të ri që do të quhet “I love Tropoja”. Të gjithë aktorët pjesëmarrës kanë qenë në Tropojë ku dhe janë filmuar disa skena.

Ndërkohë, siç dihet në këtë film do të marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur Enca dhe gjithashtu aktori i njohur i 'Portokalli', Xhoda. Së fundmi, Ermali ka shpërndarë në Instastory një foto të shkëputur nga xhirimet e filmit ku shihet Xhoda teksa imiton Encën.

Enca shihet e shtrirë sipër një tavoline, ndërkohë që Xhoda i shtrirë në tokë bën të njëjtën pozë si këngëtarja. “Duke i bërë diss Encës”, ka shkruar Ermali pranë postimit që ka shkaktuar shumë të qeshura.