Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 22:10

Marina ngre hopa Luanën, momentet që humbët nga ditëlindja

Para dy ditësh Luana Vjollca festoi 28 vjetorin e lindjes me një festë përrallore në një lokal në Dhërmi. Të ftuar ishin familja, miqtë e ngushtë dhe kolegë. Urimet dhe dhuratat ishin të shumta, si dhe Luana i surprizoi fansat me një këngë të re të titulluar ‘Ti amo’.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, foto të shkrepura gjatë ditëlindjes nga ku ka zbuluar dhe disa momente që i keni humbur. Ajo ka bërë foto me secilin nga të ftuarit si kujtim i një dite aq të paharrueshme.

Në një pjesë të madhe të fotove të postuara, shihet e motra, Marina Vjollca. Në një foto, zbulohet një moment vërtetë i bukur nga festa ku Marina shihet duke e mbajtur në krahë Luanën.

Më poshtë po iu sjellim disa foto-momente të tjera nga ditëlindja e Luanës: