Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 22:10

Prapë kjo? Tayna bën papritur ndryshimin drastik në pamje

Reperja shumë e dashur për publikun Tayna prej një viti tashmë po bën bujë në vendin tonë me super hitet që ka publikuar. Tayna është larguar prej dy ditësh në New York ku dhe së fundmi u zbulua se ka shkuar atje për të filmuar klipin e saj të ri.

Këngëtarja prej disa muajsh kishte ndryshuar pamje dhe ishte bërë bjonde, mirëpo pak minuta më parë ka zbuluar për të gjithë se ka ndryshuar përsëri look dhe i është rikthyer flokëve brun.

Tayna ka publikuar një video ku shfaqet me flokë të gjata të zeza si në fillimet e karrierës së saj. “Sapo u bëra brune përsëri”, ka shkruar reperja pranë videos.