Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 21:09

Duke pirë shampanjë në pishinë, Capital T në pushime me këtë personazh publik

Artisti i njohur Capital T, para pak ditësh nisi pushimet per në Mal të Zi, prej nga të cilat iu desh të kthehej për të qenë i pranishëm në Prishtinë, në ditën e parë të shkollës. Capitali i bëri vizitë ish-shkollës së tij fillore dhe takoi shumë nxënës, të cilëve iu bëri dhe dhurata.

Pas një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e tij, pasi ai e kishte ëndërruar që në fillore ëndrrën për t’u kthyer një ditë dhe për të dhënë një kontribut në atë shkollë, Capitali i ka rinisur pushimet dhe ka ndarë në Instagramin e tij një foto duke u relaksuar në pishinë teksa pi dhe një gotë shampanjë. Ai shihet i shoqëruar nga boksieri Ilir Latifi, me të cilin shihet shpesh duke ushtruar.

Kujtojmë se pas pak ditësh, me datë 19 Shtator, Capitali do të organizojë një super koncert në Tiranë, për të cilin ka punuar shumë dhe pikërisht pas një periudhe të gjatë pune të vazhdueshme, ai po shijon pushimet.