Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 21:09

‘M’u thye zemra’, Bebe Rexha rrëfen momentin më të vështirë në fillimet e karrierës

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit. Bebe është një artiste e cila shfaqet plot vetëbesim dhe ashtu siç është para publikut, pa mbajtur asnjë të fshehtë.

Së fundmi, Bebe ka treguar se ndonëse tani është shumë e famshme dhe numëron fansa të shumtë, fillimi i karrierës ka qenë i vështirë. Në një postim në Instastoryn e saj, ajo ka rrëfyer për një email të mbërritur kohë më parë që ia ka dalur t’i thyejë zemrën. “Mbaj mend kur mami më lexoi këtë email dhe m’u thye zemra. Kjo ishte një mënyrë e sjellshme për të thënë ‘Jo’.”

Më pas ajo ka postuar dhe një foto të emailit, ku shkruan: “Uroj që ti dhe Bebe të jeni mirë. Kaluam shumë bukur në udhëtimin tonë në L.A. Ne mund të kthehemi pas disa javësh për mbledhje. Gjatë kësaj kohe ne jemi shumë të zënë me disa artistë dhe show televizivë. Të jem i sinqertë nuk e di nëse do të mund të mbaj më shumë në këto momente. I uroj Bebes më të mirat në muzikë dhe të lutem nëse ke materiale të reja na i dërgo.”

Pavarsisht këtij fillimi të vështirë, Bebe nuk është dorëzuar dhe ja ku është tani: një këngëtare super e famshme, këngët e se cilës kthehen në hite. Të njëjtën gjë, pra të mos dorëzuarit para një “Jo-je”, Bebe e ka shpërndarë si mesazh dhe për fansat e saj. “Mos e lejoni një “Jo” t’iu ngadalësojë. Ndoshta nuk është koha e duhur. Ndoshta diçka më e mirë po pret për ty.”-ka shkruar ajo.