Prej kohësh tashmë në media po përflitet për ndarjen e bujshme të këngëtares Miley Cyrus dhe aktorit Liam Hamsworth. Dyshja i dha fund lidhjes pak muaj pasi ishin martuar, pasi Miley u kap mat duke u puthur me të dashurën e saj të re, Kaitlynn Carter.

Sipas burimeve pranë çiftit, ndonëse e kishte të vështirë, Liam ka bërë tashmë kërkesën për divorc, ndërkohë që Miley ka vazhduar jetën e saj me Kaitlynn me të cilën duket shumë e dashuruar.

Dy vajzat janë parë shpesh herë pranë njëra-tjetrës dhe madje thuhet se së fundmi kanë ndërmarr një hap të rëndësishëm për lidhjen e tyre. Burime për ‘People’, kanë treguar se ato shkojnë aq mirë sa që kanë filluar të bashkëjetojnë.








