Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 14:02

'Se di si merret Zeni me ty', Armina Mevlani i kthehet fanses

Armina Mevlani është jo vetëm një nga fashionistat më të komentuara në media, por edhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale ku poston shpesh foto e video mbi modën e stilin e saj.

Në foton e fundit të postuar në Instagram Armina shfaqet si gjithnjë e veshur me shumë stil teksa shkruan se ndihet sikur ka veshur këmishën e partnerit.

"Femer pa pik shije per Zotin, se di si merret Zeni me ty", i komenton një fanse të cilës Armina nuk ia ka kursyer përgjigjen duke i thënë me ironi: "Nuk e di, t' ia tregoj njeher profilin tend se ndoshta i prishet mendja".