Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 11:11

E mbani mend Ambikën tek Bidaai? Nuk do ta njihni më pas kaq shumë vitesh

Edhe pse kanë kaluar vite, seriali "Bidaai" ka mbetur në mendjen e teleshikuesve si një nga serialet më të pëlqyer për shkak të historisë së tij të veçantë. Një nga personazhet që publiku e simpatizonte shumë në fillim ishte Ambika, halla e Alekut.

Me siguri jeni kurioz të shihni si duket sot Ambika dhe gjithashtu të dini për jetën e saj personale.

Aktorja e cila luante rolin e Ambikës quhet Natasha Rana. Ajo është aktore me karrierë të gjatë në kinematografi, por bën një jetë shumë private. Aktorja nuk përdor as rrjete sociale dhe daljet e saj në evente janë të rralla.

Megjithatë fotot më të reja nga Ambika janë ato ku shfaqet me bashkëshortin Deepraj Rana.

Nga fotot shohim se aktorja ka ndryshuar pak në pamje dhe buzëqeshja e ëmbël bie në sy./Xing.al

Shikoni edhe si duket sot Aleku (Këtu), Ranvir (Këtu), Ragni (Këtu), Vasundra (Këtu), Malti (Këtu)