Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Shtator 2019, 10:10

Sa romantik: Besi tregon si e thërret me përkëdheli Xhensilën

Tre ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila dhe Besi festuan përvjetorin e dytë të martesës. Në atë ditë të veçantë surprizën e bëri Xhensila e cila kishte përgatitur një ambient romantik për të e Besin, të mbushur me lule dhe qirinj.

Një foto nga ajo mbrëmje Besi e ka postuar sot në Instagram duke e thirrur me përkëdheli bashkëshorten.

"E mira, e bukura, e ëmbla, e paqta, e kristalta", shkruan Besi krah fotos me Xhensilën.

Kujtojmë që pak kohë më parë çifti festuan edhe ditëlindjen e Ajkës.