Reperi i njohur i hitit "No lie", Sean Paul ka zbuluar së fundmi nëpërmjet një postimi që ai dhe bashkëshortja janë bërë prindër për herë të dytë. Ai e kishte mbajtur të fshehtë dhe vetëm pas lindjes së vajzës ka dhënë lajmin e ëmbël nëpërmjet një postimi në Instagram.

Në foton ku shfaqet së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e porsalindur, këngëtari ka zbuluar edhe emrin e veçantë të saj.

“Remi Leight, mirëserdhe në grup vajza ime bukuroshe”, ka shkruar Sean pranë fotos që është komentuar gjatë nga të gjithë.







