Ditën e sotme në ekranin e Top Channel ka startuar emisioni i njohur “Top Show” me Alban Dudushin. Të ftuar mbrëmjen e sotme kanë qenë një sërë gazetarësh dhe opinionistësh të njohur që kanë folur për situatën politike në vend.

Ndërkohë, gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij kishte zgjedhur që ta surprizonte në mes të studios. Në një moment Albani ka ndryshuar temë dhe ka thënë se Artan Hoxha ndonëse feston 45 vjetorin e lindjes, sot kishte vendosur të vinte në emision.

Në këtë mënyrë gruaja e tij kishte vendosur që t'i dërgonte atij një buqetë me lule në emision dhe një urim publik.






