Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte, reperja Tayna nëpërmjet postimeve në Instagram ka zbuluar ditën e sotme se është larguar për disa ditë pushimi në New York.

Ajo ka zgjedhur si destinacion për të pushuar The Hamptons, që njihet si vend tipik veror për banorët e pasur të New Yorkut. Siç duket këngëtarja nuk është e vetme pasi së bashku me të është edhe modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli.

Ka qenë Vildanja ajo që ka publikuar një video me Taynën ku të dyja shihen në makinë ndërkohë që përmbi të ka shkruar: “Ne jemi jashtë mirupafshim.”







