Nga Shqipëria / E Martë 3 Shtator 2019, 20:08

Djali i mbush 1-vjeç, Visjan Ukcenaj i bën festën përrallore për ditëlindje

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj një vit më parë u bë baba i një djali që i vendosi emrin Divin. Visjani ka publikuar vazhdimisht foto dhe video me vogëlushin ku dhe ka treguar dashurinë e madhe që ka për të.

Ditën e sotme, vogëlushi feston ditëlindjen dhe Visjani me bashkëshorten i kanë përgatitur një super festë. Në postimet e ndryshme në Instagram ata kanë zbuluar se dekori i festës është me të gjitha personazhet e “The Lion King”.

Gjithashtu edhe torta madhështore ka në qendër të saj Simban. Ndërkohë siç duket të ftuar në ditëlindjen e parë të Divinit do të jenë edhe personazhe të njohur.