Nga Shqipëria / E Martë 3 Shtator 2019, 19:07

Një princeshë e vërtetë, shihni sa shumë është rritur vajza e Linda Halimit

6 muaj më parë këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Kaimana. Linda, bashkëshorti i saj Davon dhe vajza e tyre jetojnë në Amerikë, në një shtëpi që e kanë blerë së fundmi.

Pak ditë më parë ajo lajmëroi se do të vinte në Shqipëri do të rikthehet në spektaklin 'Kënga Magjike' ku do të konkurrojë me një këngë. Ndërkohë, ajo ka qenë shumë e  angazhuar me muzikën dhe profilin e saj të rralla kanë qenë fotot me vogëlushen.

Kaimana tashmë është bërë 6 muajshe dhe është rritur shumë. Linda ka publikuar së fundmi një foto të vajzës ku shihet se Kaimana tashmë është kthyer në një vogëlushe shumë të bukur. E veshur me pantallona të kuqe e bluze të bardhë dhe me një fjongo në kokë, vajza ka shkrirë zemrat e të gjithëve me këtë pozë.