Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe është shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku, të cilin ka ditur si ta bëjë për vete me zërin unik që e karakterizon.

Ditën e sotme, ndërmjet një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, Aurela ka lajmëruar për koncertin që do të mbajë në Amfiteatrin e Tiranës me datë 18 Shtator. “Erdhi edhe ky moment, 18 Shtator. Mezi po pres, Live ne skenën e Amfiteatrit te Tiranës. Koncert. Provat kane filluar. Me ne fund do te jem live për te gjithë ata qe nuk i preferojnë oraret shume te vona te clubeve,por kjo nuk përjashton te gjithë ata qe me ndjekin edhe netëve deri ne mëngjes."- ka njoftuar Aurela.

Në një postim tjetër të bërë, këngëtarja ka rrëfyer se ndjen emocion sa herë që kujton skenën dhe që po të ishte e mundur do të flinte aty, aq shumë ia do shpirti. “A e dini se mua më fillojnë emocionet sapo mendoj skenën? Më merr malli për skenën. Do të thoni ju ,po ti ne skene je, eh, jo, tjetër gjë ne club, e tjetër gjë ne skene,po te kem mundësi, aty ne skene edhe fle, aq shume ma do xhani, aq shume m’a do shpirti. Shihemi në 18 Shtator!” –është shprehur artistja.






