Vitin e kaluar modelja e njohur, Alesia Bami, u largua nga emisioni “Stop” në Tv Klan pas një debati me drejtuesit. Ajo u bë pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel ku dhe për muaj me radhë prezantoi së bashku me Flor Gjinin.

Ndërkohë me nisjen e sezonit të ri televiziv, është zbuluar se Alesian tashmë do ta shohim në një tjetër emision në ‘Top Channel’. Pak më parë, faqja e 'Procesit Sportiv', ka zbuluar se Alesia është bërë pjesë e emisionit dhe se do ta shohim përkrahë Ed Manushit dhe Ilda Bejlerit.

“Alesia Bami firmos me ekipin e Procesi Sportiv. Të hënën datë 9 shtator rikthehemi në edicionin e 12 të Procesit Sportiv.”, shkruhej në foton ku shfaqej Alesia me Manushin.








