Reperi i njohur shqiptar Gjiko këtë sezon veror ka qenë shumë i angazhuar me koncerte dhe publikime të këngëve të reja të cilat janë kthyer në hite që dëgjohen nga të gjithë. Ai është mjaft i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon video dhe foto nga përditshmëria e tij, ku në sy bie jeta luksoze që ai bën.

Ditën e sotme, Gjiko ka postuar një video ku ka treguar të gjithë ndjekësve makinën luksoze që ka blerë. Reperi e ka filmuar makinën në pjesën e brendshme ku shihet se është e shtruar me tapet dhe ndenjëset janë prej lëkure.

Gjithashtu brenda në makinë nuk mungon frigoriferi, tavolinat dhe televizori. Gjiko është shtrirë në njërën nga ndenjëset duke i treguar të gjithëve se sa e rehatshme ishte makina.







