Nga Shqipëria / E Martë 3 Shtator 2019, 18:06

Uau: 2 këngëtarët e njohur shqiptar paskan lidhje familjare dhe askush s'e dinte

Këngëtari i njohur shqiptar i grupi "NRG Band", Besnik Qaka prej vitesh tashmë ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në hite dhe dëgjohen nga të gjithë. Besniku është mjaft i komentuar në media dhe jeta e tij private tërheq gjithmonë vëmendjen, mirëpo askush nuk e dinte që ai është daja i këngëtarit Estto.

I ftuar ditën e djeshme tek "Rudina" së bashku me Çiljetën me të cilën ka sjell një këngë, Estto zbuloi për të gjithë se është nipi i Besnikut dhe se talentin për muzikë siç duket e ka marrë nga ai.

Kënga  “A je mirë”, në bashkëpunim me Çiljetën e bëri Estton shumë të njohur për publikun dhe zëri i tij u pëlqye menjëherë nga të gjithë.