Nga Shqipëria / E Martë 3 Shtator 2019, 16:04

Angela Martini lë Amerikën, rikthehet papritur në Shqipëri me avion privat

Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini, ndonëse ka hequr dorë nga modelingu, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos muajt e fundit pas problemeve që ka pasur bashkëshorti i saj, miliarderi rumun Dragos Savulescu.

Angela jeton në Los Angeles, Kaliforni dhe përveç modelingut, ajo ka treguar se ka talent dhe si shkrimtare dhe së fundmi po punon në botimin e një libri që flet për jetën e saj.

Ndonëse larg Shqipërisë, modelja gjithmonë është shfaqur krenare për vendlindjen e saj dhe ka vendosur t'i bëjë një vizitë. Ajo ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku shihet në aeroportin e Rinasit.
"Një ndalesë e shkurtër në Shqipërinë time të dashur."- ka shkruar Angela.