Nga Shqipëria / E Martë 3 Shtator 2019, 15:03

Dalin pamjet nga dasma: Ellie Goulding ndërroi katër fustane nusërie

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding dhe Caspar Jopling para dy ditësh kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ceremonia u zhvillua në Katedralen e York Minister të shtunën dhe është organizuar nga e njëjta kompani eventesh që ka organizuar dhe dasmën e Prince William dhe Kate Middleton dhe Princ Harryt me Meghan Markle.

Në dasmë ndërmjet të ftuarve mund të përmendim Katy Perry dhe Orlando Bloom, James Blunt dhe Sarah Ferguson, Joe Wicks, aktorja Sienna Miller, artisti Tracey Emin, komediani Jimmy Carr etj.

Ellie është disa vite më e madhe se i shoqi i saj, ajo është 32 vjeç ndërsa Caspar 27 vjeç. Dyshja kanë shkëmbyer puthje mes tyre gjatë ceremonisë duke vulosur dashurinë e tyre.

Dasma ka pasur shpenzime marramendëse ku janë harxhuar 20 funte vetëm me lule. Ellie ka ndërruar katër fustane në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, njëri më i bukur se tjetri.
Më poshtë po iu sjellim ca pamje nga dasma madhështore: