Moderatorja Ilda Bejleri është tepër e komentuar nëpër media, sidomos pas largimit të saj nga Digitalb. Për largimin e Ildës u përfol se arsyeja ishte një sherr me Shakohoxhën.

Moderatorja bukuroshe ishte këtë mëngjes e ftuar në në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ka folur për jetën e saj si profesionale ashtu dhe personale.

Përsa i përket jetës profesionale, ajo është ndalur te ‘sherri’ i lartpërmendur me Shakohoxhën. “Konflikt real nuk ka pse të ketë, sepse ne jemi dy njerëz që vazhdojmë secili punën e vet. Në 11 vite, unë nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë. Shakohoxha është një nga ata njerëz që unë s’e kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj që të gjejë veten mbi të gjitha.”-ka thënë Bejleri.






