Nga Shqipëria / E Martë 3 Shtator 2019, 11:11

Nuk është Klanifornia, zbulohet projekti i ri që rikthen Marinën në ekran

Marina Vjollca i ka munguar ekranit prej më shumë se një viti. Pas mbarimit të C'est la vie, Marina vendosi që për një kohë të gjatë të shkëputet nga ekrani dhe publiku po e priste me padurim rikthimin e saj.

Ditët e fundit është përfolur se Marinën do e shohim si prezantuese në "Klanifornia show", por në fakt moderatorja do të rikthehet me një projekt të vetin që do mbajë emrin e saj.

Marina ka publikuar sot spotin e emisionit ku shihet në zyrë teksa mban shënime, më pas bëhet gati dhe del përpara kamerës e veshur me një fustan të zi. Në sfondin prapa saj shkruhet "M", që na bënë të mendojmë se titulli i emisionit do jetë "Marina".

"Rikthehem shumë shpejt". shkruan Marina krah videos ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të zbulojmë më shumë për këtë projekt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on