Ditën e djeshme Luana festoi 28-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta nga njerëzit e dashur, nga miqtë e fansat. Në mbrëmje këngëtarja organizoi edhe një festë në Dhërmi ku të ftuar ishin Marina, Geti, partneri i saj Krenari, familja, e shumë miq.

Në një video të postuar në Instagram, Luana shfaqet duke lagur Marinën me shampanjë teksa ajo fshin ballin.
View this post on Instagram
Ndërkohë në sfond dëgjohet "Yalla Habibi".

Luana dhe të ftuarit janë kënaqur shumë duke kërcyer e kënduar dhe disa pamje nga festa mund t'i shihni më poshtë.













