Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 23:11

Luana bën publike lidhjen me Krenarin në ditëlindjen e saj, Getoari zbulon gjithçka

Pak më parë nëpërmjet disa videove u vu re prezenca e menaxherit të njohur Krenar Çoçaj në ditëlindjen e moderatores Luana Vjollca. Siç dihet ata prej kohësh janë komentuar për një lidhje, mirëpo në asnjë moment nuk e kanë pranuar publikisht.

Siç duket çifti ka vendosur që lidhjen ta bëjë publike, pasi Getoar Selimi pak më parë ka publikuar një foto ku shihet me kuantin e tij Krenarin duke zbuluar kështu që ai ndodhet pranë të dashurës së tij.

Menjëherë pas postimit me Krenarin, Geti ka publikuar dhe një video ku shihet duke kënduar me Luanën. Festa e çmendur e moderaores ende po vazhdon dhe Luana shihet mjaft e lumtur teksa kërcen pranë njerëzve të saj të dashur.