Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 23:11

Xhisiela Maloku feston ditëlindjen, i dhurojnë makinën super luksoze

Xhisiela Maloku bëri bujë në media vitin e kaluar me historinë e saj të dashurisë me Rexhep Rrajën, djalë e një deputeti. Hera e fundit kur Xhisiela ka qenë në vëmendje të mediave ishte muajin e kaluar kur publikoi një unazë me diamante.

Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe ka marrë një dhuratë super luksoze. Xhisiela ka publikuar një foto në Instastory ku shihet sipër një makine tip “Mercedez Benz” të bardhë dhe pranë saj ka një buqetë trëndafilash të kuq.

‘Dhuratat e mija’, shkruan Xhisiela në foto duke mos zbuluar se nga kush e ka marr këtë dhuratë luksoze.