Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 22:10

U bë nami: Detaji në foton e vajzës së Kim Kardashian acaroi keq rrjetin

Ylli i reality showt të njohur "Keeping up with the Kardashians", Kim Kardashian ka qenë shumë e kritikuar nga ana e fansave për mënyrën si po edukon dhe vesh vajzën e saj 6 vjeçe, North. Shpesh herë veshjet dhe pamja e vogëlushes ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe është kritikuar ashpër nga ndjekësit të cilët bien dakord se North nuk vishet për moshën e saj.

Së fundmi, Kim ka publikuar një foto ku shihet së bashku me vajzën, ndërkohë që gjithë ndjekësit e saj janë kapur me një detaj në foto. Vathët e mëdhenj të North. Vajza kishte vendosur një palë vathë shumë të mëdhenj në veshë dhe menjëherë nisën komentet negative kundër Kim.

“Lezetshëm, por ato vathë gjigandë për një vajzë të vogël? Ajo s’ka mbushur ende 11-vjeç.”, shkruante një fans, ndërkohë një tjetër ja tha: "North nuk ka arsye pse të vendosë vathë aq të mëdhenj apo jo? Do t’i lëndojnë vrimat e veshëve!” ishin disa nga komentet.