Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 22:10

Përrallore: Brenda festës madhështore të 28 vjetorit të Luana Vjollcës

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Luana Vjollca festoi 28 vjetorin e lindjes. Që në orët e para të mëngjesit ajo ka marrë një sërë urimesh nga fansat, familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj. Luana gjithashtu publikoi pak orë më parë edhe këngën e saj më të re që titullohet “Ti Amo”, që ishte një surprizë për gjithë fansat.

Ndërkohë, pak minuta më parë ka nisur edhe festa madhështore e ditëlindjes. Në Instagram të ftuarit kanë nisur të shpërndajnë foto nga ditëlindja madhështore e Luanës.

Siguruar nga Revista Who

Siç shihet në pamjet e publikuara deri tani Luana ka zgjedhur të vesh një fustan të shkurtër pas trupit dhe në kokë mban një kurorë me gure. Ndërkohë, është publikuar edhe torta madhështore me 5 kate që në majë të saj mban numrin 28.