Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 21:09

U tha se është ndarë nga Patrisi, flet Tuna

Pas ndarjes së bujshme të Norës dhe Robertit, ditën e djeshme vëmendja u zhvendos tek çifti tjetër Tuna dhe Patris të cilët gjithashtu u përfolën për ndarje.

Shkak u bë fakti që Tuna shkoi në pushime me mikeshën e saj dhe jo me bashkëshortin.

Pas këtyre thashethemeve, Tuna ka reaguar me një postim në Instagram ku shkruan: "2019-ta, njeriu shkon në pushime edhe vetëm", shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

Tuna ndodhet në ishullin afrikan Mauritius së bashku me mikeshën e saj dhe vajzat po kënaqen shumë.