Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 20:08

Konfirmohet rikthimi i ‘Big Brother’, zbulohet shtëpia madhështore e banorëve

Prej disa ditësh në media është përfolur se spektakli i njohur 'Big Brother' do të rikthehet pas 3 vitesh mungesë. Burime për ‘Prive.al' treguan se: "Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother’-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati".

Në lidhje me këtë lajm reagoi edhe vetë Arbana Osmani e cila tregoi se ende nuk dinte diçka në lidhje me reality shown e njohur. Mirëpo, së fundmi është konfirmuar rikthimi i super spektaklit të famshëm në ‘Top Channel’. 

Skenografi, Fatmin Minga ka zbuluar së fundmi për “Top Channel” se ‘Big Brother’ do të fillojë së shpejti dhe që tani kanë nisur edhe përgatitjet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndryshe nga vitet e tjera ajo nuk do të jetë larg studiove të Top Channel, por në studion e reja Nova.  

“Jemi në ambientet ku posa kanë filluar punimet e BIG Brother-it. Kam një kënaqësi të them sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një BIG BROTHER i madh siç di të bëjë TOP CHANNEL , me studio gjigande dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale”, ka thënë Fatmir Minga.

Burimi:Top Channel.