Ditën e sotme, emisioni i njohur investigativ “Stop” ka nisur transmetimin në televizionin ‘Klan’, mirëpo me disa ndryshime. Pas largimit të Alesia Bamit nga roli i velinës, vendin e saj e zuri balerina, Aulona Limani, e cila vinte nga Kumanova. Mirëpo, siç duket këtë vit Aulonën nuk do ta shohim më në ekranin e Tv Klan.

Vendin e saj e ka zënë një tjetër vajzë. Ajo quhet Enisa Koleci dhe është modele. Enisa ka marr pjesë në “Miss Shqipëria 2019” dhe që tani e tutje do ta shohim përkrahë Oni Shkjaut në “Stop”.

Bukuroshja bjonde është shpallur 'Shoqëruesja e dytë e “Miss Shqipëria 2019” dhe me fotot e saj në Instagram ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.








