Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 19:07

Harrojeni brune, Alesia Bami ndryshon pamjen

Alesia Bami ka tërhequr shumë vëmendjen këtë verë me fotot nga pushimet duke pozuar me rrobabanjo buzë detit e duke nxjerrë në pah linjat perfekte.

Tanimë pushimet për Alesian kanë mbaruar dhe bukuroshja është rikthyer e pritet që këtë sezon televiziv ta shohim sërish tek "E diell".

Me t'u rikthyer, Alesia ka bërë një ndryshim në pamje dhe në foton e fundit të postuar në rrjete sociale, ajo është shfaqur me fije bjonde.

Alesia duket e kënaqur me pamjen e re dhe ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit.