Nga Shqipëria / E Hënë 2 Shtator 2019, 19:07

Duket kaq ndryshe, Lori Hoxha bën ndryshimin e papritur në pamje

Trashëgimtarja e "Top Media", Lori Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale dhe media. Lori është mjaft e ndjekur në Instagram ku me anë të postimeve të saj arrin përherë të tërheq vëmendjen.

Së fundmi, ajo ka qenë me pushime së bashku me nënën e saj dhe vazhdimisht ka ndarë me fansat momente nga vendi përrallor ku po pushonte.

Mirëpo, me anë të postimit të fundit Lori ka habitur të gjithë ndjekësit teksa ka treguar ndryshimin e madh që ka bërë në pamje. Blogerja e njohur ka hequr dorë nga flokët e gjata dhe i ka prerë shkurt deri tek supet, një model ky që është pëlqyer shumë nga vajzat e showbizit këtë sezon veror.