Një nuse ka lënë nam ditën e dasmës duke i pëshpëritur bashkëshortit diçka personale ndërkohë që ai mbante mikrofon dhe gjithçka u dëgjua.

Luke Logan nga Karolina e Veriut i tha bashkëshortes se dukej e mrekullueshme ndërsa ajo i tregoi: "Bëra një kakë të madhe para se të vija në altar".

"Çfarë nuk shkon me ty?", e pyeti Luke nusen duke qeshur dhe i tregoi se mban mikrofon.

"Pse po mban mikrofon?", e pyeti nusja konfuze ndërsa Luke iu përgjigj: "Për të kapur momente si këto, videografi e dëgjoi çfarë the".

Çifti janë prindër të një vajze.








